Azet dhe Dhurata Dora me performancë të mahnitshme në “Redbull Soundclash 2019”

Azet dhe Dhurata Dora me performancë të mahnitshme në “Redbull Soundclash 2019”

Dhurata Dora, e cila tashmë ka kaluar kufijtë me projektet e suksesshme ndërkombëtare siç duket nuk ka të ndalur.

Këngëtarja shqiptare së fundmi është ngjitur në skenën e “Redbull Soundclash 2019” në Stuttgart të Gjermanisë para rreth 15 mijë personave.

E njëjta i është bashkangjitur hip hop yllit shqiptar, Azet, gjatë performancës të këngës së tij në gjuhën shqipe, “S’kam kohë”.

Interpretimi i tyre u duartrokit nga mbarë publiku dhe ky projekt doli edhe më bukur i kënduar nga dy yjet.

Performancën e tyre të mahnitshme mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Ditë më parë, Lori u shpall një nga artistet më të dëgjuara në Zvicër që mblodhi një shifër mbresëlënëse- plot 280 milionë transmetime në platformën Spotify në vitin 2019.