Në orët e vona, Rita sjell për fansat një imazh me bikini duke ritheksuar pamjen e saj të re me flokë të shkurtra

Në orët e vona, Rita sjell për fansat një imazh me bikini duke ritheksuar pamjen e saj të re me flokë të shkurtra

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka rrëmbyer së fundmi vëmendjen e të gjithëve me dukjen e saj të re.

Ajo vendosi t’i presë flokët e saj, duke marrë një pamje krejt tjetër me modelin e flokëve të shkurtra.

Ditë më parë, 29-vjeçarja publikoi një fotografi ‘të nxehtë’ në Instagram, ku shfaqej duke pozuar me bikini dhe duke vënë në pah linjat atraktive.

Një të tillë, shqiptarja me famë botërore e publikoi edhe të mërkurën në mbrëmje, ku pozoi me bikini të gjelbra.

Duke vënë dukje gjoksin atraktiv, Rita bëri që edhe kësaj here vëmendja e fansave të kthehet kah ajo.

Këngëtarja ka premtuar një sërë projektesh që do t’i publikojë gjatë vitit 2020.

Ajo ka sprovuar veten së fundmi edhe aktrim, duke marrë përsipër një nga rolet kryesore në filmin “Twist”, që gjithashtu do të publikohet i plotë vitin tjetër.