Fansi bëri veprimin e papritur për t’ia shprehur dashurinë, Kiara Tito: Nuk do të toleroj…

Një fans i Kiara Titos ka befasuar me veprimin.

Moderatorja Kiara Tito është shumë e dashur me publikun, të cilës ia shprehin dashurinë në forma të ndryshme.

Një nga fansat ka shkruar në dorë emrin e saj, duke e lënduar veten, ngase përgjaku dorën.

Ky veprim e ka shqetësuar Kiarën, e cila bëri thirrje që mos të veprohet më nga dikush tjetër në atë mënyrë.

Ajo u zotua se nuk do të tolerojë të ndodhë më një gjë e tillë, pasi nuk duhet të lëndohet askush për vëmendjen e një personazhi publik.

Krejt në fund, ajo falënderoi fansat për mbështetjen dhe dashurinë.