Sërish vijnë me bashkëpunim: Publikohet ‘Anna’ nga Gjiko dhe Nora

Këngëtarët e përfolur, Gjiko dhe Nora publikuan këngën më të re me titullin ‘Ana’, e cila pritet të pëlqehet mjaft shumë nga fansat e tyre

Pas suksesit të bashkëpunimit të parë, Gjiko dhe Nora janë bërë sërish bashkë për një projekt të ri muzikor.

Kënga është shoqëruar edhe me videoklip.

Për tekstin u përkujdesën Gjiko dhe artistja Era Istrefi, ndërsa për muzikën Claydee Lupa. Kurse për vizuelizimin produksioni Sekuencë.

Ky është bashkëpunimi i dytë i tyre, pasi ata më parë publikuan këngën ‘Gabime’.

Kënga pritet të ketë sukses të madh, duke marrë parasysh që të dy janë artistë të mëdhenj.