Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri përveç suksesit në muzikë, po vazhdon të jetë një ndër artistet më të komentuara edhe për pamjen e jashtme të saj.
Kënga me titull ‘Vuj vuj vuj’, duket se u prit shumë mirë, ku tani në YouTube po numëron mbi 2 milionë klikime, ndërsa pamja e jashtme e këngëtares sa vjen e ndryshon prej çdo paraqitje.
Në një fotografi të postuar së fundmi në Instagram, shihet ndryshimi i radhës te Dafina, ku vërehen flokët e bardha e të gjatë me plot shkëlqim.
‘Mi kqyr’ story’t edhe……..’, ka shkruar Dafina në përshkrim të fotografisë.