Griezmann: S’iu bashkova Barçës për të fituar trofe, por për ta mësuar një filozofi të re

Griezmann: S’iu bashkova Barçës për të fituar trofe, por për ta mësuar një filozofi të re

Antoine Griezmann ka këmbëngulur se nuk e ka braktisur Atletico Madridin për ta fituar Ligën e Kampionëve apo trofe të tjerë me Barcelonën, por për ta mësuar, siç ka thënë, një filozofi të re.

Në një intervistë për UEFA-n, sulmuesi francez foli për ish-klubet e tij, Real Sociedad dhe Atletico Madrid, klubin e ri Barcelonën dhe gjëra të tjera, transmeton Gazeta Express.

Ai theksoi se arsyeja përse kishte vendosur të kalojë në Barcelonë, ishte stili i lojës së skuadrës katalonase.

“Nuk u largova nga Atletico për ta fituar Ligën e Kampionëve apo për të fituar më shumë tituj. Erdha në Barcelonë për të mësuar një stil të ri të lojës, një filozofi të re dhe për të mësuar personalisht”, tha Griezmann.

“Synimi im ishte të mësoja diçka të re. Një stil të ri në një klub i cili e sheh ndryshe futbollin, sepse Atletico mund ta fitojë Ligën e Kampionëve në cilindo sezon”, shtoi ai.