Përplasje brenda VV’së: Glauk Konjufca nuk deshi të bëhej Kryetar i Kuvendit, nuk pajtohet me Kurtin

Glauk Konjufca i Vetëvendosjes ka arritur të bëhet kryetar i Kuvendit të Kosovës me 75 vota për.

Ishin 6 abstenime, ndërsa njëri prej tyre ishte vetë z.Konjufca, i cili kësisoj shprehu “mos-dëshirën” e tij për ta ushtruar këtë detyrë.

Një veprim i tillë nga Konjufca mund të shihet si mos-pajtim me inatin e z.Kurti, i cili vendosi ta çonte në fund lëvizjen e LDK-së që propozoi më herët që VV-ja ta bënte e vetme qeverinë, madje me votat e saj, për shkak të mos-arritjes së marrëveshjes.

Konjufca edhe më herët në paraqitjen në një emision, ishte shprehur shumë pozitiv për arritjen e marrëveshjes me LDK-në.

Ai kishte thënë se kishte “80 për qind gjasa” që ky koalicion të arrihej.