Edhe pse e ka pranuar se gjithmonë e ka paksa të vështirë ta shohë Zinedine Zidanin duke shkëlqyer në Real Madrid, ish-ylli i Barcelonës, Xavi, e ka përshkruar teknikun francez si shembull për t’u ndjekur.
Xavi ka thënë se e admiron Zidanin jo vetëm për titujt e ndryshëm që i ka fituar me Real Madridin dhe Francën si futbollist dhe suksesin e kohëve të fundit si trajner i madrilenëve, por edhe për qëndrimin e tij.
“Natyrisht që e admiroj [Zidanin], sepse ai ka qenë futbollist i jashtëzakonshëm”, ka thënë Xavi për BeIN në Doha.
“Ka qenë mrekulli ta shohësh duke luajtur”, ka shtuar ai.
“Të gjithë e kanë admiruar dhe vazhdojnë ta admirojnë atë. Jo vetëm si lojtar, por si zotëri, si person të ndjeshëm dhe fisnik, të njohur nga e gjithë bota e futbollit. Ai është shembull për t’u ndjekur”, ka theksuar ai.