AC Milan ka ngacmuar edhe më tej në lidhje me ardhjen e sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic.
Klubi kuqezi e ka postuar një video në Teitter tregohej horizonti milanez përkrah frazës: “IZ PO VJEN”.
Sulmuesi 38-vjeçar suedez në dukje ka qenë i destinuar për një transferim te kuqezinjtë që nga skadimi i kontratës së tij me LA Galaxy.
Ai kaloi dy vjet me klubin në fillimin e kësaj dekadës, duke shënuar 56 gola në 85 paraqitje në të gjitha garat.
Tani ka mbetur që klubi vetëm ta bëjë zyrtare, ku edhe lojtari do të jetë në Milano.