• E mërkurë / Apr-24 02:38
  • Kontakt

Arta Bajrami dhe Leotrim Gashi vijnë me dy kolazhe të veçanta këngësh për festat e fundvitit

Arta Bajrami dhe Leotrim Gashi vijnë me dy kolazhe të veçanta këngësh për festat e fundvitit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, është shumë aktive këtë fundvit me projekte të shumta muzikore.

Ditë më parë ajo solli për fansat këngën e saj më të re “Sonte po boj qef”, e ndërsa së fundmi ka sjell edhe dy kolazhe shumë të veçanta

Në bashkëpunim me këngëtarin Leotrim Gashi, dyshja kanë zgjedhur një repertoar të veçantë këngësh për festat e fundvitit.

Në përmbledhjen e parë dyshja kanë zgjedhur të interpretojnë “potpuri popullore”, gjersa në të dytën vijnë disa ripërpunime interesante të hiteve të Artës ndër vite.

Ata i kanë përmbledhur këto këngë në dy video voluminoze, të cilat tashmë gjenden në kanalin YouTube.

Orkestrimi dhe incizimi i këngëve është kryer në studion e Don Arbas, në bashkëpunim me kompozitorin Ilir Ahmedi.

Ndërkohë, për anën vizuale të projektit janë kujdesur produksioni Imagine Films.