Ava Max publikon bashkëpunimin e ri

Ava Max publikon bashkëpunimin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, po vazhdon të sjell projekte të shumta muzikore për publikun.

Së fundmi, ajo ka ardhur në bashkëpunim me DJ e famshëm norvegjez, Alan Walker.

“Alone” titullohet kjo këngë, e cila është vazhdimësi e projektit të pare që DJ ka sjell kohë më parë.

“Ky është kapitulli i dytë, duke vazhduar tregimin nga videoja muzikore On My Way duke zbuluar shumë pyetje pa përgjigje. Shpresoj se ju pëlqen, dhe jeni aq të emocionuar sa unë”, ka shkruar Walker poshtë videos në YouTube.

Kënga është vizualizuar me një klip me domethënie të veçantë, ndonëse këngëtarja shqiptare nuk është pjesë e tij.

Ava Max përndryshe po përmbyll një vit të suksesshëm muzikor me plot projekte e çmime të rëndësishme në eventet muzikore të rangut botëror.