Ronaldo tregon çka dëshiron të bëjë pas pensionimit nga futbollit

Ronaldo tregon çka dëshiron të bëjë pas pensionimit nga futbollit

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka zbuluar planet për të ardhmen.

Ai ka dhënë se mendon t’i fillojë studimet, diçka që nuk ka mundur në të kaluarën shkaku i futbollit.

“Kurrë nuk kam pasur një sezon të keq në jetën time, pasi jam gjithmonë gati t’i përballoj sfidat. Gjithmonë luaj me qëllimin për të fituar. Në momentin që trupi im nuk përgjigjet më në mënyrën e duhur në fushë, atëherë do të jetë koha për t’u tërhequr”, ka deklaruar Ronaldo.

“Shumë vite më parë, mosha ideale për t’u ndalur së luajturi ishte 30, ose 32 vjeç, tani shihni ende 40-vjeçarët duke luajtur”.

“Kur ta lë futbollin, do të doja të rifilloja studimet. Dua të përqendrohem shumë në këtë gjë, sepse për fat të keq studimet që kam bërë nuk mund t’iu përgjigjen të gjitha pyetjeve që kam në mendje. Një gjë që më magjeps është ta provoj veten në aktrim, në ndonjë film”.