Butrint Imeri pranon videon më të bukur nga fansat

Butrint Imeri pranon videon më të bukur nga fansat

Butrint Imeri po shijon suksesin e këngës “M’ke rrejt”, e cila është në mesin e këngëve më të dëgjuara të momentit.

Këngëtari, së fundi përmes një postimi në Instagram, bëri të ditur se mori një video të bukur nga fansat, e cila ua ëmbëlson ditën.

Në video shihet një bebe e shtrirë para televizorit, e që gëzohej pa fund kur në ekran shfaqet kënga e Butrintit.

Kujtojmë se “M’ke rrejt” nga Butrint Imeri deri tani ka marrë  mbi 7 milionë klikime.