Kida ka disa ditë që është duke e paralajmëruar këngën e saj më të re dhe ajo ka ardhur sonte.
“Moti”, quhet ky kënga e re e këngëtarës, një këngë plot ritëm dhe me një tekst melankolik që lënë në qendër një vajzë e cila është e fiksuar pas dashurisë së një mashkulli.
Teksti i këngës është shkruar nga Bimbimma.
Kënga e Kidës vjen pasi që ajo ishte në Amerikë ku edhe mori pjesë në një koncert ku të pranishëm edhe Ledri Vula e Elvana Gjata.