Gruaja e Kevin Hartit tregon si e zbuloi tradhtinë e burrit dhe pse e fali atë

Gruaja e Kevin Hartit tregon si e zbuloi tradhtinë e burrit dhe pse e fali atë

Ka qenë një vit plot me ngjarje për Kevin Hart, i cili performoi ndoshta shfaqjen e stand-up më të madhe ndonjëherë, pati filma të suksesshëm, bëri një aksident të tmerrshëm me makinë, u rikuperua dhe tani dokumentari i tij me titullin: “Don’t F**k This Up” është në Netflix.

Në këtë projekt pasqyrohet pothuajse e gjithë jeta e tij, profesionale dhe personale dhe gjithccka të cilën Hart e ka kaluar. Dhe sigurisht është dhe ajo të cilën e kemi përmendur në titull, tradhëtia e tij ndaj bashkëshortes, Eniko Parrish, dhe e gjithë situata që e pasoi.

Pjesë e dokumentarit është rrëfimi i Eniko, për mënyrën se si ajo e mori vesh që Kevin e kishte tradhetuar në vitin 2017, si e kishte përjetuar dhe pse vendosi ta falte.

“Mënyra si e zbulova ishte nëpërmjet mesazheve në Instagram. Nuk e di se kush më kishte shkuajtur, por më kishin nisur një video të edituar të Kevin, me një tjetër grua…”- rrëfen Eniko dhe më pas shton: “Isha shtatëzënë në atë kohë, ndoshta 7 apo 8 muajshe. Po haja mëngjes, hapa telefonin dhe sapo e pashë, e humba. I thirra, isha duke qarë, shumë e mërzitur dhe e zemëruar. Që në atë moment dhe më pas i kam bërë vetëm një pyetje: Si dreqin e le që diçka e tillë të ndodhte?”

Më pas ajo i ishte drejtuar partnerit të saj me këto fjalë: “Më turpërove publikisht. Ajo që ke bërë është e gjitha në Instagram, në rrjetet sociale. Grindeshim të gjithë kohën. Cdo ditë. Dhe pas çdo debati i thoja: Nëse është kjo ajo që ke zgjedhur të bësh, nuk dua të jem pjesë e kësaj.”

Ndërkohë, përsa i përket faljes dhe pse vendosi që ta shpëtojë martesën e tyre, ajo shprehet: “U tregova gjakftohtë, mendoj se ishte e vetmja gjë që më mbajti të fortë. Nuk isha gati në atë kohë që të hiqja dorë nga familja ime. Doja që Kenzo (djali) ta njihte babain e tij teksa rritej..Ishte shumë, ishte shumë për mua, por ja dolëm, e kemi kaluar atë situatë dhe Kevin është një burrë më i mirë si pasojë e asaj situate. Unë jam një person që fal, megjithatë këtë mundësi e jap vetëm dy herë. Herën e tretë je jashtë. Kështu që për sa kohë që sillet mirë, jemi mirë!”