Aktori i njohur në prag të vdekjes: Infektohet keq xhirimeve në xhungël

Aktori i njohur në prag të vdekjes: Infektohet keq xhirimeve në xhungël

Aktori shumë i preferuar i adoleshentëve, Zac Efron, ka ndarë me fansat një lajm të trishte ku ka treguar që është sëmurë gjatë xhirimeve të një dokumentari në xhungël

Zac Efron ishte në proces të xhirimeve të një dokumnetari në Guineja e Re, por duket se atje shkoi diçka shumë keq, ku si pasoj e një infeksioni ishte gati të vdiste.

“Vrasja e Zac Efron” mban emrin dokumentari i cili mbajti në xhungël aktorin për plot 21 ditë.

“Ai u dërgua urgjentisht në Brisbane, Australi, ku mjekët luftuan një betejë për jetën e tij për disa ditë,” tha një burim i afërt me aktorin.

Pasi gjendja e tij u stabilizua, mjekët e vlerësuan të sigurt për të dalë nga spitali, kështu që ai u kthye në Amerikë ku e pret rikuperimi.

Për momenti xhirimet janë ndalur dhe nuk dihet se kur do të vazhdojnë, deri sa aktori të shërohet plotësisht dhe të jetë në gjendje të xhiroj përsëri.