Robert Berisha tregon se a ishte kënga ‘Anna’ nga Nora, dedikim për të

Pasi i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, Roberti dhe Nora po vazhdojnë të komentohen tash e një kohë të gjatë

Çdo aktivitet i tyre, projekt muzikor apo çfarëdo tjetër zgjon kurreshtje nëse ka ndonjë ndërlidhje mes dyshes së njohur. Projekti i fundit që erdhi nga Nora Istrefi, me titullin ”Anna”, u përfol se ishte një dedikim për ish bashkëshortin e saj, Robertin.

Ndërsa nuk kishte asnjë deklaratë nga ndonjëri prej tyre, Roberti ishte i pari i cili reagoi ndaj këtyre komenteve, duke thënë se nuk e ka idenë se për çfarë po flitet, dhe se nuk ka ndonjë dedikim nga ajo këngë. I ftuar në një emision Roberti mohoi këtë gjë, duke thënë:

“Po marr kështu komente kush është “Anna”. “Anna” nuk kom njoftë kurrë, kurrë në në jetën tem Anna s’kom pasë. S’ka lidhje me neve, na mundohemi me shpirt me i pëlqy publikut. Vetëm kënga për Reneen ka me qenë dedikim kur të bëjë një këngë. Edhe për nënën time kam qef me bë. Shpresoj se do të arrijë ta publikojë më 8 mars”

Ndërsa i pyetur rreth raportit që kanë tani Nora dhe ai, Roberti tha: “Unë kam pasë dhe ka me pasë gjithmonë respekt, mas një jave shkojmë në pushime në skijim me Reneen. Kurgjë s’ka të keqe.”,

Roberti paralajmëroi se së shpejti do vie me një baladë të re.