Arbenita i tregon ndjekësve se si duket përditë: Instagrami është një botë tjetër

Arbenita Ismajli befasoi të gjithë me foton e fundit, ku shfaqet pa grim dhe në një veshje mjaft relaksuese, siç nuk jemi mësuar ta shohim.

Arbenita Ismajli duket në formë të mirë në fotografinë e fundit që e postoi në Instagram.

Ajo ishte veshur me një palë tuta të bardha, bluzë të kuqe dhe atlete, ndërsa tha se kjo është veshja që e aplikon çdo ditë ngase Instagrami është tjetër botë.

Ky është ‘look-u’ im çdo ditë. Instagrami është tjetër botë”, ka shkruar modelja.

Kujtojmë se Arbenita Ismajli është në lidhje me reperin Fero, lidhje kjo e cila është shumë e përfolur për faktin se çifti po mundohet që çdoherë me veprimet e tyre të qëndrojnë në qendër të vëmendjes.