Bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu ka qenë mjaft e komentuar gjatë vitit që lamë pas, kjo për faktin që ajo njihet si një femër elegante me stil dhe tejet aktive në rrjetet sociale.
Ariana arrin që gjithmonë të na ofroj diçka për ta komentuar, ashtu si ndodhi edhe me postimin e parë për këtë vit që bëri në llogarinë e saj personale në Instagram.
Ariana mbrëmë festoj natën e parë të vitit 2020 përkrah Ermalit, familjarëve dhe miqve në një restaurant në vendin tonë.
Edhe në këtë natë festive ajo mahniti me dukjen në një veshje unike tërë shkëlqim të kombinuar me aksesor, derisa dukej në formë të mrekullueshme.
Kujtojmë që vitin që lamë pas Ariana dhe Ermali u bën prindër për herë të katërt.