Shqiptari vrau vajzën dhe dhëndrin, zbulohet motivi i krimit në Australi

Shqiptari vrau vajzën dhe dhëndrin, zbulohet motivi i krimit në Australi

Lindita dhe Veton Musai u vranë në shtëpinë e tyre nga Osman Shaptafaj në prag të Vitit të Ri. Lajmi ka tronditur të gjithë teksa mediat e huaja kanë zbuluar edhe motivin e krimit. Sipas tyre, 55-vjeçari shqiptar Osman Shaptafaj akuzohet se vrau vajzën e tij dhe dhëndrin pasi nuk mund të pranonte largimin e saj.

Daily Mail Australia " bën të ditur se 25-vjeçarja kishte frikë nga babai i saj. Mediat bëjnë të ditur se Lindita Musai po përpiqej të fillonte një jetë të re larg tij. Sipas dëshmive Shaptafaj kishte një marrëdhënie të vështirë me familjen e tij. Lindita ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj por ëndrra e saj u pre në mes.