Levante prezanton Armando Sadikun

Levante ka prezantuar përforcimet e reja, përfshirë sulmuesin Armando Sadiku.

Armando Sadiku u prezantua sot bashkë me blerjet tjera të janarit të Levantes.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit pas transferimit, Armando Sadiku ka shprehur kënaqësinë e tij për mundësinë që të luajë në një kampionat elitar si La Liga.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Shokët e mi të skuadrës janë djem vërtet të mirë dhe më ndihmuan shumë në stërvitjen time të parë me skuadrën. Për mua është një hap shumë i rëndësishëm për karrierën time. Jam shumë i lumtur për mundësinë që Levante më dha për të luajtur në La Liga. I kam ndjekur disa ndeshje të Levantes dhe besoj se mund të bëjmë shumë gjëra të mira së bashku”, tha Armando Sadiku, futbollist i Levantes.