Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka publikuar disa video në rrjetin social Instagram, ku ka treguar ushqimin brenda frigoriferit në shtëpinë e saj.
Këto video ajo i publikoi pasi adhuruesit e saj e kritikuan që ajo pati friforiferin e zbrazët në fotografinë që kishte publikuar disa ditë më parë.
“Unë do të ju bëj një tur të frigoriferit të shtëpisë sime”, ka thënë Kardashian në njërën nga këto video.