• E mërkurë / Jul-09 05:17
  • Kontakt

Dua Lipa dhuron performancë fantastike në “The Ellen Show”

Dua Lipa dhuron performancë fantastike në “The Ellen Show”

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka performuar së fundmi në spektaklin e madh “The Ellen Show”.

Ajo ka performuar live hitin e saj më të fundit “Don’t start now”, duke mahnitur publikun e pranishëm.

Me një performancë atraktive dhe interpretim korrekt, Dua mori komentet më të mira nga fansat për performancën e saj.

Ajo para pak ditësh publikoi në YouTube një video, ku tregonte kamerën e fshehur që kishte realizuar ekskluzivisht për këtë emision.

Lipa ishte maskuar si një shitëse në super-market, teksa këndonte për të pranishmit disa nga këngët e saj.

Videoja e u transmetua përgjatë emisionit, duke shkaktuar të qeshura të shumta te publiku.