• E mërkurë / Jul-09 01:57
  • Kontakt

Melinda shfaqet tërheqëse në pozën e re

Melinda shfaqet tërheqëse në pozën e re

Melinda Ademi vazhdon të jenë prej yjeve të pëlqyera të skenës muzikore shqiptare, ndërsa ajo arrin të tërheqë interesimin e faqeve rozë edhe përmes fotografive që i publikon në rrjetet sociale.

Reperja është pranë që t’i bëjë një milion ndjekës në Instagram, ndërsa në profilin e saj shpesh ndan imazhe që vënë në pah bukurinë e këngëtares.

Në caktimin e lokacionit, mësohet se këngëtarja ndodhet në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Ndërkaq, ajo i ka publikuar edhe disa video dhe fotografi të tjera në InstaStory me të njëjtën dukje.


Në një intervistë të mëhershme, Melinda është pyetur nëse e bezdis fakti që shpesh përfolet dukje e saj: “Jo nuk më bezdis aspak kjo gjë sepse njerëzit gjithmonë flasin. Çdo artist e ka stilin e vet dhe të gjithë kujdesin për imazhin e tyre”.