ZYRTARE: Ky është dënimi për Fede Valverde

ZYRTARE: Ky është dënimi për Fede Valverde

Federico Valverde u shpall MVP i Superkupës së Spanjës, falë paraqitjeve mbresëlënëse në të dyja ndeshjet (ndaj Valencias dhe Atleticos) dhe një ndërhyrje në finale ndaj këtyre të fundit, e cila sa u lavdërua e sa u kritikua.

Teksa po zhvilloheshin minutat e fundit të shtesës në finalen ndaj Atleticos, mesfushori i Real Madrid bëri një ndërhyrje ndaj Alvaro Moratas i cili po dilte ballë për ballë me portierin Thibaut Courtois.

Uruguaiani u ndëshkua direkt me karton të kuq, që padyshim ia vlejti – pasi në penallti triumfoi ekipi i tij, transmeton lajmi.net.

RFEF tashmë ka vendosur masat e dënimit për talentin e Los Blancos.

Valverde do t’i mungojë Realit vetëm një ndeshje në La Liga që do të thotë se asaj ndërhyrje i dyfishohet edhe më shumë vlera.