Dhurata Dora rrëmben vëmendje me dukjen atraktive në pozat e reja

Dhurata Dora rrëmben vëmendje me dukjen atraktive në pozat e reja

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dhurata Dora, është një personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Ndonëse vazhdimisht përflitet për hitet që sjellë, jo të pakta janë rastet kur komentohet edhe për pamjen e jashtme.

Gjatë ditës së sotme (e enjte), 27-vjeçarja ka pozuar me shumë stil  duke vënë në pah stomakun e sheshtë, edhe pse bën tejet ftohtë.

Me veshjen sportive që ka zgjedhur dhe e zhveshur në pjesën e sipërme, Dora mori gjithë vëmendjen.

Ndërkohë, nuk munguan as pëlqimet dhe reagimet pozitive të ndjekësve të shumtë që vetëm në Instagram numëron 1.9 milion.

Enca, Ana Kabashi, Luana Vjollca dhe Arjola Demiri janë ndër artistet që e përgëzuan Dhuratën për këto imazhe artistike..

Përndryshe, “100 shkallë” mbetet një prej realizimeve të fundit të  këngëtares në bashkëpunim me BigBang që ka arritur të mbledh mbi 3.4  milionë klikime.