Agolli e lë pas Messin në një statistikë të rëndësishme të Ligës së Kampionëve

Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundim të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Kjo e fundit tashmë ka nxjerr edhe disa statistika interesante sa i përket lojtarëve të skuadrave të ndryshme.

Një e tillë është edhe lista me metrave të kaluar në fushë të futbollistëve, ku mesin e tyre është edhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli.

Ky i fundit është pjesë e skuadrës azerbajxhanase të Qarabagut, ku ka pasur paraqitje të mira kundër Atletico Madridit, Chelseat dhe Romës.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka lënë pas shumë futbollistë të njohur mbi të gjitha yllin e Barcelonës, Lionel Messin.

Agolli del të ketë ka vrapuar plot 30035 metra, në 270 minuta të aktivizuara dhe mban vendin e 205 në këtë klasifikim kurse Messi ka vrapuar 29802 metra dhe është aktivizuar në katër ndeshje me minutash të plotë.

Vlen të theksohet se vendin e parë në këtë renditje e mban De Bruyne i Manchester Cityt, i cili ka vrapuar 48052 metra duke lënë pas sulmuesin e Atletico Madridit, Saul Niguez (47619 metra) dhe me 47,036 metra, sulmuesin e Shakhtar Donetskut, Fred.