Mungesa në sulmin e Barcelonës, Lionel Messi e do Sergio Agueron partner

Lëndimi i Luis Suarez ka bërë që Barcelona të futet në këtë afat kalimtar për gjetjen e një sulmuesi.

Lionel Messi i ka propozuar klubit, që ta ofrojnë te Barcelona një emër si Sergio Aguero.

Nuk është aspak çudi që Messi të kërkojë mikun e tij më të mirë për repartin e sulmit, sepse më të është partner prej vitesh në Kombëtaren e Argjentinës.

Mediat angleze shkruajnë se ylli i Barcelonës, u ka këshilluar drejtuesit që të nisin bisedimet me Manchester Cityn për Agueron.

Ai ka kontratë edhe për një vit me klubin anglez, por këta të fundit mund ta lënë që të largohet përpara përfundimit të saj.

Në fakt, bëhet fjalë vetëm në rastin kur Aguero dëshiron të rikthehet në Argjentinë për ta mbyllur karrierën, sepse për çdo ekip tjetër ndryshon situata.

Aguero është duke kaluar një moment fantastik në kampionatin anglez dhe Leo Mesi mendon që me të në sulm mund të ketë më shumë mundësi për të fituar trofe.