Chelsea bën ofertë për huazimin e Cavanit nga PSG

Chelsea bën ofertë për huazimin e Cavanit nga PSG

Chelsea po shpreson që ta transferojë Edinson Cavanin nga Paris Saint-Germian në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi uruguaian ka bërë të ditur tashmë se do të largohet nga Parku i Princave qysh në këtë muaj.

Atletico Madridi dhe Manchester United, janë po ashtu në garë për 32-vjeçarin, derisa The Times raporton se The Blues kanë bërë ofertë për huazimin e tij nga parisienët.

Chelsea është pajtuar që të paguajë pagën e tij prej 380 mijë euro në javë, derisa kampioni i oigue 1 do të përfitonte pesë milionë nga huazimi i tij.

Kontrata e Cavanit skadon në qershor të këtij viti dhe PSG-ja është më shumë e interesuar ën shitjen e tij.

Sipas mediave spanjolle, Los Rojiblancos janë favoritë për ta transferuar uruguaianin, pasi edhe babai i tij ka konfirmuar një gjë të tillë.