Tashmë gjithçka ka rënë në vend të vet me sagën e Morenës dhe veturës së saj të famshme dhe super të shtrenjtë.
‘Bentley’ me vlerë gati 250 mijë euro që Morena tentoi ta fuste në Kosovë duke mashtruar Doganën duke e raportuar se ishte veturë e re, ishte në fakt me regjistrim të rregullt në Gjermani dhe kishte të kaluara 2 mijë e 194 kilometra, e për më tepër, ajo ishte e vjedhur.
Autoritetet në Gjermani kanë lëshuar kërkim ndërkombëtar për veturën dhe tashmë duket se i është gjetur pronari, shkruan Gazeta Express.
Sipas burimeve të gazetës Sinjali, ‘Bentley’ i është kthyer dje
“Bazuar në një parapagim shuma prej 235.000 euro do të kompensohet me marketing nga Morena Taraku për kompaninë tonë ose do të paguhet vitin e ardhshëm”, thuhet në dokumentin që ka dorëzuar Taraku.
Ajo e kishte prezantuar veturën si të re para Doganës së Kosovës, gjë që me kodin doganor do ta shpëtonte nga pagesa prej 14 mijë e 118 euro. Por, Dogana e Kosovës më pas kishte konfirmuar se “Bently” i Morena Tarakut kishte 2 mijë e 194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani.