E thotë vetë këngëtarja shqiptare: Para se të dilja te ‘Kënga Magjike’ bëra hundën

E thotë vetë këngëtarja shqiptare: Para se të dilja te ‘Kënga Magjike’ bëra hundën

Këngëtarja e njohur ka zbuluar se e ka bërë hundën.

E ftuar pasditen e sotme tek “Rudina”, ishte  këngëtarja e cila ra shumë në sy gjatë “Këngës Magjike”, me baladën e  saj “Bosh”. Marjona Metohu tregoi se njerëzit e kanë pëlqyer shumë  këngën, por shumë nuk e dinë që e këndon ajo sepse nuk e njohin. Gjatë  emisionit, Marjona tregoi edhe një detaj për pamjen e saj, duke pranuar  se ka bërë hundën.

“Kam bërë ndërhyrje. 2 javë para se të dilja në Kënga Magjike kam  bërë hundën. Mendoj që disa njerëz e kanë vënë re e disa jo. Ata që më  njohin nuk i ka shpëtuar si detaj ndërsa ata që nuk më njohin nuk e kanë  vënë re”, tregoi Marjona.