Refuzohet nga Bayern Munich, Coutinho kthehet te Barcelona

Philippe Coutinho nuk do të mbetet te skuadra e Bayern Munichut.

Bayern Munich nuk do ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes së Philippe Coutinhos, gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli brazilian është huazuar te skuadra bavareze nga Barcelona për 8.5 milionë euro, me opsion të blerjes përfundimtare për 120 milionë euro.

Mirëpo, “Bild” shkruan se Coutinho ka nuk do të mbetet në Allianz Arena sepse Bayern Munich nuk dëshiron të paguajë dëmshpërblimin e caktuar nga Barcelona, transmeton lajmi.net.

Rikthimi i Coutinhos do të jetë një problem shtesë për Barcelonën pasi braziliani nuk thuhet të jetë në planet e trajnerit të ri, Quique Setien.

Në vitin 2018, Coutinho u shëndrrua në futbollistin më të shtrenjtë në histori të Barcelonës kur u transferua nga Liverpool për 120 milionë euro  dhe 40 milionë euro të tjera në bonuse.