• E mërkurë / Jul-09 23:19
  • Kontakt

Khloe Kardashian i nënshtrohet një metode të re për ta luftuar ankthin

Khloe Kardashian i nënshtrohet një metode të re për ta luftuar ankthin

E pasur, e bukur, e njohur…, por kjo nuk mjafton. Për ta  zvogëluar ankthin që e përjeton, Khloe Kardashian ka nisur të shkojë në  hipnoterapi.

Pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner nuk e ka të lehtë të përballet  me famën dhe kritikat e vazhdueshme që i drejtohen në rrjetet sociale.

Për këtë arsye, ajo ka provuar terapi të shumta, ndërsa hipnoterapia është e vetmja që po i ndihmon.

Hipnoterapia,  që njihet edhe si hipnozë e udhëhequr, është një formë e psikoterapisë  që e përdor relaksimin, përqendrimin ekstrem dhe vëmendjen intensive,  për të arritur një gjendje të lartë të vetëdijes apo gjendje të ngritur  të përqendrimit mendor. Me fjalë tjera, kjo terapi e vë personin në  trans apo në gjendje të ndryshuar të ndërgjegjes.

Siç transmeton The Mirror, qëllimi i kësaj terapie është që të përpiqet ta mësojë që ta shikojë botën vetëm pozitivisht, pavarësisht asaj që ndodh.

Burime pranë familjes Kardashian/Jenner kanë thënë se Khloe është nën  stres të vazhdueshëm, pasi mendon se nuk është e mirë sa duhet, prandaj  ndihet në ankth dhe depresion.