Këngëtarja shqiptare Rina Balaj nuk po bëhet rehat me llogari në Instagram.
Fillimisht mbylli atë të vjetrin për t’u rikthyer me një të ri e tani si duket po përballet me një tjetër problem.
Ishte vetë Rina ajo e cila i ka njoftuar fansat lidhur me këtë problem. Ajo thotë se nuk po mund të postoj, pëlqej e as të komentojë.
Kjo nuk u ka pëlqyer aspak fansave pasi e duan Rinën aktive por ajo shpreson se ky problem do të rregullohet.