Publikohet “Amore” nga Lyrical Son, Lav’da dhe MC Kresha

Publikohet “Amore” nga Lyrical Son, Lav’da dhe MC Kresha

Është publikuar edhe një këngë në platformën YouTube në kuadër të albumit të tyre “U.S.A”.

Bëhet fjalë për reperët e grupit PINT, MC Kresha, Lyrical Son dhe Lav’da, të cilët sollën edhe këngën “Amore”.

Kjo këngë tanimë gjendet në platformën digjitale, YouTube, vetëm në versionin audio.

Tekstin e kanë shkruar vet artistët, kurse për ‘beatin’, miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Pressplay.

Producimin e ka bërë po ashtu Pressplay në bashkëpunim me K-Master, ndërkohë që projekti i tërë është punuar në studion e labelit “PINT”.

Edhe kjo këngë u mirëprit nga fansat e tyre, duke marrë klikime e komente të shumta në vetëm pak kohë pasi u publikua.