Rina Balaj feston ditëlindjen, Sin Boy e uron në mënyrë të veçantë

Rina Balaj feston ditëlindjen, Sin Boy e uron në mënyrë të veçantë

Sot (e martë), reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, feston ditëlindjen e 21-të.

Me këtë rast nuk ka munguar një urim i veçantë nga tashmë i dashuri i saj, reperi shqiptar që jeton dhe vepron në Greqi, Sin Boy.

Ai ka ndarë një fotografi të tij përkrah artistes shqiptare, ndërsa ka zgjedhur fjalët më të bukura për të uruar partneren

“Urime ditëlindjen për vajzën më të bukur në botë”, ka shkruar ai krahas fotos ndërkohë që pranoi urime të shumta nga ndjekësit e tij dhe fansat e Rinës.

Kjo e fundit dhe Sin Boy konfirmuan lidhjen e tyre vitin e kaluar, të cilët tani janë zhvendosur edhe për të bashkëjetuar në një apartment në Prishtinë.

Edhe pse lidhja e tyre u bë publike së fundmi, të njëjtit në një intervistë theksuan se kanë më shumë se një vit që janë së bashku.

Veç tjerash, ata po vazhdojnë punën për prurje të reja muzikore dhe “Meredith” mbetet kënga e fundit që Balaj e solli për fansat në dhjetor të vitit 2019.