Cristiano Ronaldo është njëri ndër personat më të famshëm në botë pa asnjë dyshim.
Përveç brenda fushës së futbollit, ylli portugez shkëlqen edhe jashtë saj.
34-vjeçari është bërë njeriu i parë që kap shifrën e 200 milionë ndjekësve në rrjetin social Instagram, transmeton lajmi.net.
Ronaldo paguhet 48 milionë dollarë në vit nga postimet që i bën në Instagram.
Lojtari i Juventus njihet për efektin e tij në fushën e modës dhe reklamave të shumta – gjëra që i kanë sjellur fitime të majme.
Njëherish, ai është njeriu më i ndjekur në përgjithësi në rrjetet sociale.