Loredana në lidhje me reperin e njohur?

Loredana në lidhje me reperin e njohur?

Loredana përflitet për lidhje të mundshme me reperin Zuna.

Fillimisht në rrjete sociale qarkulloi një video, në të cilën shihej një bjonde e shtrirë në prehrin e reperit, e ajo pretendohej të ishte reperja.

Por, së fundi Loredana publikoi disa imazhe, ku në një prej tyre shfaqi dorën e një mashkulli, e që ishte pikërisht ajo e Zunës.

Kjo gjë vërehet qartë nëse shikohen pastaj fotografitë që Zuna i postoi në llogari të tij, ku vërehën zingjirët e njëjtë në duar.

Përveç kësaj, në një tjetër foto ku Loredana tregoi dorën, ku shihen pantallonat e ngasësit të veturës, që në këtë rast ishte vet Zuna.

Se a ka diçka më shumë mes tyre, mbetet të shihet ditëve në vijim.