• E mërkurë / May-27 09:24
  • Kontakt

“Jena dashtë” thotë Jehona Sopi në këngën e re, me një dukje plot stil këngëtarja nis xhirimet e klipit

“Jena dashtë” thotë Jehona Sopi në këngën e re, me një dukje plot stil këngëtarja nis xhirimet e klipit

Këngëtarja e njohur, Jehona Sopi, shënoi rikthimin në skenë pas shumë vitesh.

Ajo konkurroi me këngën “Anej” në festivalin “Kënga Magjike 2019”, ku arriti deri në finale.

Tani Jehona është duke punuar në një këngë të re, e cila pritet të publikohet edhe me video-klip.

Këngëtarja iu ka qëndruar besnikë bashkëpunëtorëve të saj të vjetër, Armend Regjepagiqit dhe Aida Barakut, të cilët përkatësisht kanë realizuar muzikën dhe tekstin.

Ndërkohë, këto ditë Sopi ka përfunduar edhe xhirimet e klipit të ri, disa pamje prej të cilit i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

“Jena dashtë” do të mbajë titullin kjo këngë, e cila siç premton Jehona do të jetë e gatshme shumë shpejt për publikun.

Nga pamjet e publikuara, shihet se këngëtarja edhe këtë herë do të vijë mjaft me stil, siç fansat janë mësuar ta shohin në çdo paraqitje tjetër.