Koha kur Guardiola dëshironte të luante me Neuerin në mesfushë

Karl-Heinz Rummenigge ka zbuluar një detaj interesant nga koha kur Pep Guardiola ishte trajner i Bayern Munich (2013-2016).

Gjatë një deklarate për revistën zyrtare të klubit, Rummenigge zbuloi se një herë i është dashur të bindte Pep Guardiola që të hiqte dorë nga idea që ta inkuadronte Manuel Neuer në mesfushë.

“Akoma e kujtoj, pasi fituam kampionatin, Pep Guardiola seriozisht kishte menduar të luante me Neuer në mesfush për një ndeshje”, ka deklaruar presidenti i Bayern Munich.

“Vetëm me shumë përpjekje isha në gjendje të largoja Pepin nga kjo ide, të cilët ndoshta do ta interpretonin si arrogancë nga ana jonë”.

Deri te ky vendim, Guardiola duket se ka ardhur nga loja e Neuer, që jo rrallë nga vinte deri në mesfushë për të ndërhyrë.