Me krahë engjëlli dhe thuajse të zhveshura, Kylie hap arkivat nga albumi i “Halloween”

Me krahë engjëlli dhe thuajse të zhveshura, Kylie hap arkivat nga albumi i “Halloween”

Kylie Jenner u bë nostalgjike për një nga paraqitjet më provokuese të saj.

Kylie Jenner ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në Instagram, në të cilat u shfaq e veshur në të brendshme, shkruan lajmi.net.

Në ato imazhe, Kylie shfaqet me të brendshme bashkë me motrën e saj, modelen Kendall Jenner.

Këto kostume, dy motrat i kishin veshur gjatë festës së “Halloween” në vitin 2018, ku kishin vendosur të dukeshin sikur “engjëjt” e “Victoria’s Secret”.

Përveç Kylie dhe Kendall, ngjashëm ishin veshur edhe motrat e tjera të tyre, ndërsa kjo paraqitje e tyre vazhdon të komentohet ende.