Braziliani në vitin 2017 nga Barcelona për 222 milionë euro u transferua te PSG, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në botë, rekord që vazhdon të mbetet edhe sot.
Te Barcelona, duke luajtur përkrah Lionel Messit dhe Luis Suarezit, Neymar ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve, diçka që nuk po arrin ta bëjë edhe me kampionët e Francës.
“Unë nuk mendoj se skuadra aktuale e PSG është më e mira në të cilën kam luajtur, por ka një atmosferë dhe vetëdije ndryshe nga vitet e tjera”, ka deklaruar Neymar.
“Kjo na ndihmon shumë në punën e përditshme dhe në përpjekjet për të arritur qëllimet tona”.