Nga prapaskenat e “I Love Tropoja”, Enca vë në plan të parë gjoksin teksa shfaqet me armë në dorë

Nga prapaskenat e “I Love Tropoja”, Enca vë në plan të parë gjoksin teksa shfaqet me armë në dorë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, së fundmi ka qenë një nga emrat më të komentuar në faqet rozë dhe si shkak për këtë është bërë sfida e saj prej aktoreje.

Ajo për herë të parë është shfaqur në një film, teksa vjen në një rol po ashtu mjaft provokues në “I Love Tropoja”- film ky i realizuar nga aktori dhe komediani i njohur Ermal Mamaqi.

Duke qenë se momentalisht është në top formë, 24-vjeçarja ka vendosur që të sjellë disa imazhe nga prapaskenat e këtij filmi që është xhiruar në Tropojë.

“Adela në Çropojë”, është përshkrimi i imazheve, ku shfaqet me armë në dorë dhe në plan të parë ka vënë gjoksin, për të cilin flitet vazhdimisht.


Ndërkohë që të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve të saj që përveç dukjes kanë vlerësuar tejet shumë edhe talentin e Encës në aktrim.

Ndonëse ky është roli i parë, ajo po ecën mjaft mirë dhe siç ka deklaruar do e shohim edhe në filma tjerë.

Në anën tjetër, muzika për të mbetet akoma primare dhe se është duke punuar në projekte të reja, pas atij “Amor” që e solli në muajin janar.