ZYRTARE: Ziyech kalon te Chelsea

Hakim Ziyech është lojtari më i ri i Chelsea.

Ish anëtari i Ajax Amsterdam, Hakim Ziyech, i është bashkuar ‘Bluve’ të Londrës.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Ajax Amsterdam, përmes një postimi  në llogarinë zyrtare të skuadrës, në rrjetin social ‘Twitter’.

Lojtari do ta mbyll pjesën e mbetur të sezonit me Ajax, kurse Chelseat i bashkohet më 1 qershor të 2020.

Detaje të tjera nuk janë zbuluar akoma.