• E mërkurë / Apr-01 03:59
  • Kontakt

Yjet e muzikës e nderuan Kobe Bryantin në ‘All-Star’

Yjet e muzikës e nderuan Kobe Bryantin në ‘All-Star’

Kobe Bryant është nderuar në të gjitha format e mundshme në ndeshjen e ‘All-Star’ që u organizua të dielën mbrëma dhe gjithçka sillej rreth tij. Ndërsa përveç sportistëve, ai është nderuar edhe nga artistë të shumtë.

Legjenda e basketbollit, vajza e tij dhe shtatë njerëz të tjerë e humbën jetën në një aksident ajror, kur helikopteri me të cilin udhëtonin u rrëzua në Calabasas të Kalifornisë.

Fituesja e çmimeve Grammy dhe çmimit Oscar, Jennifer Hudson, bëri një performanca speciale në nder të Bryant që shënoi edhe hapjen e ceremonisë para fillimit të ndeshjes.

Artisti i muzikës hip-hop, njëherësh aktori Common, bëri një performancë dhe mbajti një fjalim lidhur me rëndësinë e basketbollit në Chicago.

Në pushim u paraqit Chance the Rapper, i cili interpretoi së bashku me Lil Wayne, DJ Khaled dhe Quavo, ndërsa në monitor gjatë gjithë kohës shfaqeshin imazhet e Bryant dhe Giannas.