“Jam Kosova, jam Shqipëria”, kënga me të cilën Ilira uroi Pavarësinë e Kosovës

“Jam Kosova, jam Shqipëria”, kënga me të cilën Ilira uroi Pavarësinë e Kosovës

Artistja me prejardhje shqiptare e cila jeton dhe vepron mes Zvicrës dhe Gjermanisë, Ilira Gashi, nuk ka hezituar ta urojë Ditën e Pavarësisë.

Ajo ka publikuar një video në rrjetin social, Instagram, përmes së cilës uron 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kjo ‘intro’ e saj “Jam Kosova, jam Shqipëria”, ishte realizuar në festivalin “Sunny Hill” të vitit të kaluar, ku Ilira ishte prezente për herë të parë.

“Urime Dita e Kosovës. E kam bërë këtë intro me Lucas Riemenschneider për vëllëzërit dhe motrat e mija shqiptare në “Sunny Hill”. Jam shume krenare që të kem përkrahjen e tyre. Zërat tanë u ngritën lartë, identiteti ynë është manifestuar në të gjithë botën. Kemi disa nga femrat më të fuqishme në industrinë e muzikës dhe aq shumë njerëz shqiptarë që kanë ndihmuar këto femra të rriten duke qenë mbështetës pa kushte! Kosova e re ka të bëjë me lirinë, feminizmin dhe forcën”.

“Nuk do të harrojmë kurrë për të harruar dhe nuk do të ndalemi kurrë të ndiejmë dhimbjen që na është bërë … por ngrihemi si shqiponja. Jam Kosova jam Shqipëria jemi një”, ka shkruar mes të tjerash ajo.

“Kosova është shtëpia ime. Prindërit kanë udhëtuar me mua për pothuajse çdo vit të jetës, në mënyrë që të lidhesha sa më shumë me rrënjët e mia dhe të mos harroja se prej nga vij. Njerëzit janë tejet zemërgjerë. Herën e parë kur kam dëgjuar Elvanën në televizion, u fiksova pas muzikës shqipe”, tha ajo.