Katy Perry humb vetëdijen gjatë xhirimeve të American Idol

Katy Perry humb vetëdijen gjatë xhirimeve të American Idol

Katy Perry e ka humbur vetëdijen në xhirimet e spektaklit për talentë, American Idol. Derisa ishin duke e xhiruar episodin e ri të programit të popullarizuar, ajo kishte nuhatur aromë gazi.

Këngëtarja i ka pyetur kolegët e saj nga juria, Luke Bryan dhe Lionel Richie, nëse janë duke nuhatur aromë gazi.

“Aroma është shumë intensive. Më dhemb koka dhe ndihem keq, shumë keq. Nuk jam mirë”, citohet të ketë thënë Katy para se të humbte vetëdijen.

Në ndërkohë, Bryan kishte thënë se askush nuk po bën shaka dhe se vërtet kishte aromë të tillë.

“Kemi problem me propanin. Kjo nuk është shaka, vërtet po rrjedh gazi”, u ka thënë Luke shikuesve duke qenë se emisioni po transmetohej drejtpërdrejt.

Më pas ka ardhur ndihma e shpejtë por edhe zjarrfikësit, ndërsa i gjithë ekipi i American Idol është larguar nga ndërtesa.