Këngëtarja Duffy tregon se është ‘droguar, përdhunuar e mbajtur peng’

Këngëtarja Duffy tregon se është ‘droguar, përdhunuar e mbajtur peng’

Këngëtarja, tekstshkruesja dhe aktorja me famë botërore, Duffy, ka treguar se është droguar dhe dhunuar pasi është mbajtur peng nga një sulmues.

Bukuroshja nga Uellsi, e cila mori Instagramin për të ndarë një rrëfim të hidhur të sajin, thotë se ‘rikuperimi i mori kohë’.

“E vërteta është se, dhe ju lutem më besoni se tani jam mirë dhe e sigurt. Jam përdhunuar dhe droguar dhe mbajtur peng për disa ditë”. “Mundeni vetëm të merrni me mend se sa herë jam menduar të shkruaj për këtë”, ka shkruar Duffy në Instagram.

“Dhe, ende s’e di saktësisht se përse momentalisht është koha e duhur dhe çfarë po më shtynë të ndihem e lirë që të flas tani. Nuk mund ta sqaroj. Shumë prej jush hamendeni se çfarë ka ndodhur me mua, ku u zhduka dhe përse. Një gazetar më kontaktoi, gjeti një mënyrë për të më kontaktuar dhe i tregova gjithçka. Ishte i këndshëm dhe u ndjeva për mrekulli që më në fund fola me dikë”.

“E vërteta është se, dhe ju lutem më besoni se jam mirë dhe e sigurt tani, jam përdhunuar dhe droguar dhe mbajtur peng për disa ditë. Natyrisht se mbijetova. Rikuperimi mori kohë. Nuk ka mënyrë të lehtë për ta thënë”, ka shkruar më tej biondja.

Këngëtarja, nga Nefyn në Gwynedd, më pas pati sukses me albumin e saj të parë “Rockferry”.

“Ndoshta pyeteni se përse nuk zgjodha zërin tim për ta shprehur dhimbjen time. Nuk desha t’i tregoj botës trishtimin që kam në sytë e mi”, shtoi mes tjerash ajo.