8 vjet nga “Hot Right Now”, Rita Ora gati për projektin e ri

8 vjet nga “Hot Right Now”, Rita Ora gati për projektin e ri

Rita Ora së shpejti rikthehet me këngë të re.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, numëron disa hite në repertorin e saj, shkruan lajmi.net.

Hiti “Hot Right Now” ka bërë 8 vite nga publikimi, ndërsa artistja paralajmëroi projektin e ri muzikor.

“Falënderuese për të gjithë ju për përkrahjen që nga fillimi! Kush është gati për ca muzikë të re?”, janë fjalët e Ritës.

Këngëtarja së fundi ka lansuar linjën e saj me produkte për dhomën e gjumit.