Kelly Clarson nikoqire e edicionit të sivjetmë të “Billboard Music Awards”

Kelly Clarson nikoqire e edicionit të sivjetmë të “Billboard Music Awards”

Ky event do të mbahet më 29 prill dhe transmetohet në NBC.

Kelly Clarson po kthehet si nikoqire e “Bollboard Music Awards” për vitin e tretë me radhë, shkruan Billboard, transmeton lajmi.net.

Ylli i pop-it do të prezantojë eventin që mbahet më 29 prill në Los Angeles në orën 8 pasdite.

Eventi tre-orësh do të shfaq këngët më të suksesshme, bashkëpunimet dhe momentet e bujshme, kurse performuesit dhe prezantuesit do të shpallen më vonë.

“Jam tejet e emocionuar që do të ribashkohem me familjen time në ‘Billboard’. Më pëlqen shumë të jem pjesë e një ngjarjeje e cila i feston artistët tanë më të mirë, dhe në të njëjtën kohë sjellë shumë argëtim për adhuruesit. Kjo do të jetë një natë për muzikën të cilën nuk duhet ta humbisni”, është shprehur ajo.

Në eventin e vitit të kaluar kishte performanca nga Taylor Swift, Ariana Grande, Madonna dhe Maluma, BTS me Halsey, Ciara, Lauren Daigle, Dan + Shay me Tori Kelly, Jonas Brothers, Khalid, Panic! në Disco, Paula Abdul dhe Mariah Carey.